Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Anketa: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 16:05
Anketa: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka matur se çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas rezultateve të publikuara nga QKSS-ja, 72.1% e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj Dhomave të Specializuara, ndërsa 83.5 për qind e konsiderojnë të padrejtë aktgjykimin dënues kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Gjashtë javë pas aktgjykimit të shkallës së parë në rastin Thaçi dhe të tjerët, Dhomat e Specializuara të Kosovës përballen me një opinion publik, shumica dërrmuese e të cilit nuk i pranon ato. Në anketën tonë me 1,139 respondentë në të gjitha 38 komunat e Kosovës, 72.1% kanë qëndrim negativ ndaj Dhomave të Specializuara, 83.5% e konsiderojnë të padrejtë aktgjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa 81.7% e kundërshtojnë pretendimin e gjykatës për të folur në emër të popullit të Kosovës. Tre në katër respondentë (74.0%) deklarojnë se Kosova duhet t’i shfuqizojë Dhomat e Specializuara, ndërsa 78.0% mbështesin protestat që pasuan aktgjykimin”, thuhet në komunikatën e QKSS.

Në mesin e shqiptarëve të Kosovës, kundërshtimi është edhe më i gjerë dhe më i vendosur, vlerëson QKSS, duke cituar të dhënat: “87.7% e respondentëve e konsiderojnë aktgjykimin të padrejtë, 88.7% e kundërshtojnë pretendimin e gjykatës për të folur në emër të popullit dhe 80.2% mbështesin shfuqizimin e saj. Ky nuk është një qëndrim i vakët apo i pavendosur. Dy të tretat e respondentëve shqiptarë (67.0%) mbajnë qëndrim kritik në të katër këto çështje njëkohësisht, ndërsa shumica zgjedhin përgjigjen më të prerë kundrejt asaj më të moderuar”.

QKSS tha se kanë analizuar thellësisht shifrat kryesore të studimit dhe janë përpjekur të ofrojnë më shumë kontekst.

” Sipas vlerësimit tonë, dy gjetje janë veçanërisht të rëndësishme. Së pari, kundërshtimi i drejtohet kësaj gjykate dhe jo drejtësisë në përgjithësi. Të dhënat tregojnë se respondentët shqiptarë të Kosovës që kanë besim në gjykatat e Kosovës janë pothuajse po aq kritikë ndaj Dhomave të Specializuara sa ata që nuk kanë besim në to. Së dyti, kundërshtimi lidhet ngushtë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë luftën, por nuk varet vetëm nga ky perceptim. Në mesin e shqiptarëve të Kosovës që besojnë se katër liderët kanë zhvilluar një luftë të drejtë, 94.7% e konsiderojnë aktgjykimin të padrejtë. Megjithatë, edhe në mesin e grupit të vogël që nuk ndan këtë mendim, 59.4% e kundërshtojnë legjitimitetin e gjykatës për të folur në emër të popullit dhe 53.1% mbështesin shfuqizimin e saj. Me fjalë të tjera, qytetarët e Kosovës nuk po e refuzojnë thjesht llogaridhënien. Ata po kundërshtojnë një institucion të caktuar për shkak të mënyrës se si është themeluar, si funksionon, çfarë përjashton dhe çfarë kuptimi ka marrë procesi i tij gjyqësor në aspektin shoqëror dhe historik”, thotë QKSS.

Respondentët serbë të Kosovës paraqesin një tablo tjetër, e cila, ndoshta, ndikohet edhe nga përkatësia gjeografike brenda Kosovës, vlerëson studimi.

“Në jug të lumit Ibër, respondentët (83%) e konsiderojnë aktgjykimin të drejtë. Në katër komunat në veri, 72.5% e konsiderojnë atë të padrejtë, ndërsa pothuajse të gjithë kanë zgjedhur përgjigjen “nuk e di/nuk kam mendim” në pyetjet që lidhen me vetë institucionin. Të dhënat nuk tregojnë nëse respondentët e kanë konsideruar aktgjykimin të padrejtë për shkak se e kanë vlerësuar atë si tepër të butë, ndërsa numri i respondentëve në këto kategori është i vogël. Ajo që është e qartë është se serbët e Kosovës nuk duhet të paraqiten si një grup homogjen që thjesht e miraton gjykatën”.

QKSS thotë se qëndrimet negative të shqiptarëve të Kosovës mund të shpjegohen përmes disa faktorëve kontribues.

“Gjykata u themelua nën presion të madh ndërkombëtar (madje edhe nën kërcënime) dhe kundër vullnetit të shumicës së opinionit publik në Kosovë. Përfitimet për Kosovën, të cilat ishin ndërlidhur me themelimin e saj, nuk u realizuan. Ajo është formalisht një gjykatë e Kosovës, por nuk ekziston asnjë institucion i Kosovës para të cilit ajo jep llogari. Shqetësimet serioze lidhur me të drejtën për një gjykim të drejtë, të ngritura nga Avokati i Popullit i Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, kanë mbetur pa një përgjigje të duhur. Ndërsa çështja gjyqësore kundër katër liderëve, ndonëse juridikisht ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, nga shumica e shqiptarëve të Kosovës është përjetuar si një gjykim ndaj vetë luftës çlirimtare”.

“Përfundimi ynë është i thjeshtë: kundërshtimi i evidentuar në këtë anketë nuk ka të bëjë me viktimat. Asgjë në të dhënat tona nuk vë në pikëpyetje vuajtjet e serbëve, romëve dhe shqiptarëve që janë ndaluar, torturuar apo vrarë, ndërsa shumë prej viktimave të njohura në këtë aktgjykim kanë qenë vetë shqiptarë të Kosovës. Gjykata e ka trajtuar këtë rast në mënyrë të ngushtë, duke u përqendruar në përgjegjësinë penale të katër personave dhe duke i lënë shumicën e viktimave jashtë vëmendjes publike. Qytetarët e Kosovës po gjykojnë një institucion, mënyrën se si është themeluar dhe mënyrën se si funksionon. Ky është një problem legjitimiteti që kërkon përgjigje institucionale dhe nuk duhet të shndërrohet kurrë në arsyetim për të injoruar cilëndo viktimë të luftës”, thuhet në fund të përmbledhjes që QKSS i ka bërë këtij hulumtimi.

kosovësqëndrimkanë

Të ngjashme

Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës

Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës

21:36
Sveçla mirëpret procesin e gradimit për Rreshter në Policinë e Kosovës, inkurajon gratë të aplikojnë

Sveçla mirëpret procesin e gradimit për Rreshter në Policinë e Kosovës, inkurajon gratë të aplikojnë

21:22
Xhemaili i Aleancës: Kush i la udhëheqësit e Beogradit në territorin e Kosovës

Xhemaili i Aleancës: Kush i la udhëheqësit e Beogradit në territorin e Kosovës

20:37
Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

18:41

Më shumë nga Lajme

  • 22:03“Kah po shkon “truri”, Lirim Krasniqi në Pressing: Në vitin 2015 u larguan mbi 70 mijë persona nga vendi , në 37 mijë në vitin 2024
  • 21:54Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën
  • 21:48Syla: Gjatë qeverisjes së Kurtit nga Kosova u larguan 250 mijë qytetarë, e tash ju thotë unë ju punësoj
  • 21:41Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri
  • 21:39“Kemi 650 mjekë të papunë”, Meha për deklaratat për “kthimin e trurit”: Propagandë e pastër