Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Xhemaili i Aleancës: Kush i la udhëheqësit e Beogradit në territorin e Kosovës

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 20:37
Xhemaili i Aleancës: Kush i la udhëheqësit e Beogradit në territorin e Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemajli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të sqarojë nëse përfaqësuesit e Listës Studentore nga Serbia kanë marrë leje për të hyrë në Kosovë dhe kush ua ka mundësuar vizitën.

Në një reagim në facebook Xhemajli ka kritikuar deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, i cili një ditë më parë ishte shprehur optimist për bashkëpunimin me Listën Studentore dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të ecur drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Xhemajlit, Rashiç e kishte përshkruar fitoren e kësaj liste si një kthesë “historike e pothuajse revolucionare”, ndërsa kishte kërkuar që çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia të lihej anash për momentin.

Ai ka vënë në pikëpyetje këtë optimizëm, duke rikujtuar qëndrimet e Listës Studentore ndaj Kosovës, të cilën kjo listë e konsideron “pjesë përbërëse të Serbisë”.

“Dhe sot, pa kaluar as 24 orë nga ato deklarata, udhëheqësit e rinj të Beogradit zbarkuan në Kosovë”, ka shkruar Xhemajli.

Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për ligjshmërinë dhe procedurat e vizitës së delegacionit.

“A e kanë shkelur ligjin dhe protokollet shtetërore me këtë vizitë? A kanë kërkuar dhe kush u dha atyre leje?”, ka pyetur ai.

Xhemajli ka thënë se Lista Studentore nuk duhet të paraqitet si një alternativë e re politike pa u marrë parasysh qëndrimet e saj për Kosovën.

Në reagim, ai ka kërkuar nga Qeveria të sqarojë nëse ka ndryshuar qëndrimin për Asociacionin dhe nëse deklaratat e Rashiçit paraqesin fillimin e pranimit të kushteve të Beogradit.

“A ka ndryshuar zyrtarisht qëndrim për këtë çështje? A është ky fillimi i pranimit në heshtje të kushteve të Beogradit të ri?”, ka përfunduar Xhemajli.

kosovëskushaleancës

Të ngjashme

Daut Haradinaj pas vizitës së ‘Lista Studenti’ në Pejë e Deçan: Kush ua dha lejen?

Daut Haradinaj pas vizitës së ‘Lista Studenti’ në Pejë e Deçan: Kush ua dha lejen?

20:51
Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

18:41
Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

16:44
Anketa: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj

Anketa: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj

16:05

Më shumë nga Lajme

  • 21:04Pas anulimit të konkursit të vitit 2024, Policia hap konkurs të ri për 430 rreshterë
  • 20:57Fundviti po afron e për Kosovën asnjë njohje të re në 2026
  • 20:37Suhareka ndan 63 lopë për fermerët, vitin e ardhshëm planifikohen mbi 100 tjera
  • 20:24Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre
  • 20:12LVV i reagon ministrit Nenad Rashiq pas intervistës ku foli për Asociacionin