Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të të arriturave të Qeverisë, duke ftuar qytetarët ta lexojnë dhe ta krahasojnë atë me përvojën e tyre gjatë viteve të fundit
Përmes një postimi, Gjini ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me koston e jetesës, shëndetësinë, arsimin, punësimin, energjinë dhe investimet publike.
Ai ka theksuar se rezultatet e një qeverie duhet të vlerësohen përmes krahasimit të premtimeve me realizimin dhe ndikimit të tyre në jetën e qytetarëve

