Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ardian Gjini largohet nga kreu i AAK’së në Gjakovë, Fetahaj kryetar i ri – Haradinaj njofton për Kuvendin zgjedhor

GD
Gazeta Demos19 prill 2026 në 19:26
Ardian Gjini largohet nga kreu i AAK’së në Gjakovë, Fetahaj kryetar i ri – Haradinaj njofton për Kuvendin zgjedhor

Flamur Fetahaj është zgjedhur kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë, komunë që qeveriset nga kjo parti politike.

Për këtë ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili uroi Fetajn, dhe përgëzoi Ardian Gjinin për punën e deritashme.

Gjini syno të marrë drejtimin e AAK-së, pasi themeluesi i saj Ramush Haradinaj kishte treguar se nuk do të garojë më në krye të partisë.

“Gjakova e dijes, kulturës dhe atdhedashurisë, për shumë mandate ia besoi Aleancës udhëheqjen me komunën. Nën drejtimin e kryetarit Ardian Gjini, një prej më të vlerësuarve në qeverisje lokale, Gjakova ka fituar dinjitetin e një qyteti që zhvillohet me punë, me përkushtim dhe me rezultate konkrete. Investimet e shumta, projektet transformuese dhe qasja e drejtë ndaj çdo qytetari e kanë kthyer këtë qytet në një model të mirëqeverisjes lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo mbështetje e fuqishme dhe vendosmëria për të vazhduar rrugën e zhvillimit u konfirmuan edhe sot, në Kuvendin Zgjedhor të X-të të Degës, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese”.

“Përgëzoj për zgjedhjen si kryetar i Degës, Flamur Fetahajn, aktualisht nënkryetar i komunës, një kuadër i dëshmuar dhe i përkushtuar, i cili shquhet për angazhimin dhe shërbimin e tij ndaj qytetarëve të Gjakovës. Mirënjohje ndaj kryetarit të deritanishëm të Degës, Ardian Gjini dhe strukturave që ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar që Aleanca të jetë forca e parë politike në Gjakovë. Kryetarit të sapozgjedhur, Flamur Fetahaj, si dhe të gjitha strukturave të reja të zgjedhura nga ky Kuvend, ju uroj mbarëvajtje dhe suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të marra”, ka thënë Haradinaj

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 13:17Pamje të papara: Si fëmijë marshonte me Thaçin, sot Çlirimi marshon për të dhe shokët e tij
  • 13:10“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, LKE bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sontme
  • 13:08Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush
  • 12:50Ilir Deda me propozime për kundërshtimin e aktgjykimit të Hagës: NATO-s t’i kërkohen dokumentet relevante nga arkiva
  • 12:35Daut Haradinaj për mërgatën: Kur jemi bërë bashkë, asnjë sfidë nuk na ka thyer dot, dhe as sot nuk do të na thyejë