Ka ndërruar jetë Hajrush B. Berisha, punëtor në shkollën e mesme “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
Lajme
Vdes në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoria e shkollës, përmes një njoftimi, ku thuhet se Berisha ka ndërruar jetë sot, rreth orës 18:23, në vendin e tij të punës.
Në shenjë respekti për të ndjerin, nesër, më 6 nëntor 2026, nuk do të mbahet mësim në këtë shkollë.


