Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 08:18
Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se edhe në rast se Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arrijnë një marrëveshje dhe propozojnë një kandidat konsensual për president, subjekti i tij politik nuk do ta votojë atë.

Sipas Arifit, Aleanca do t’i japë votat e saj për president vetëm nëse VV-ja i plotëson gjashtë kërkesat e AAK-së, nëse kërkon ndihmën e saj për formimin e institucioneve.

“Ne i kemi gjashtë pikat tona. Nëse nuk implementohen këto pika, ne iu urojmë sukses. 80 votat i kanë, le ta zgjedhin presidentin. Ky ka qenë qëndrimi ynë konsistent që prej ditës së parë. Bile kemi thënë që edhe nëse është kandidat i Aleancës, që nuk do të ketë kandidat të Aleancës sepse nuk kemi propozuar, prapë kusht i ka gjashtë pikat. Nuk heqim dorë nga ato pika, nëse VV-ja i do këto shtatë vota në Kuvend për çfarëdo çështje”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse këto kërkesa nuk po merren seriozisht nga VV-ja, Arifi është shprehur se përgjegjësia për këtë qëndrim u takon atyre.

“Nëse nuk i marrin seriozisht dhe i quajnë kushte joreale, atëherë është problem i tyre, sepse këto janë pika përfituese për qytetarët e Kosovës. E qysh nuk është kusht real me ua heq taksën bujqve të Kosovës që paguajnë tatim në pronë për tokën që e punojnë? Si nuk është kusht real rruga e Dollcit, rruga Prishtinë–Podujevë, autostrada etj.? Pra, çfarë ka këtu joreale?”, ka thënë Arifi.

Ai, megjithatë, është shprehur skeptik se do të gjendet një kandidat konsensual për president.

“Lëvizja Vetëvendosje tash këtë fjalën ‘me dalë nga zarfi’ e kanë avancuar në ‘president konsensual’. Do të thotë, siç duket, nuk do të ketë president të tillë prej zarfi, por Kurti po e bën atë lojën që e ka bërë edhe në zgjedhjet e kaluara, me thirrë Lumirin, me nejt tri orë dhe në fund me thënë që ishte takim konstruktiv. Pra, është një lloj talljeje jo e ndershme me atë që e ka fituar besimin qytetar më së shumti”, ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, Kurti nuk është serioz në përpjekjet për këto takime.

“Përpjekjet e tij për këto takime i shoh më shumë si përpjekje për ta shpërndarë fajin dhe për t’u dukur para qytetarëve se ‘po e bëj më të mirën për me zgjedh çështjen’”, ka thënë Arifi.

Ndryshe, gjashtë kërkesat e Aleancës për VV-në janë:

1. Orientimi strategjik dhe gazi amerikan: Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si një projekt i rëndësisë jetike për orientimin afatgjatë të shtetit.

2. Pavarësia energjetike: Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe ulje të inflacionit.

3. Lehtësime për bizneset e vogla: Ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30,000 në 100,000 euro, për të çliruar potencialin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

4. Mbështetje për bujqësinë: Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë, me qëllim nxitjen e punimit të tokës dhe përkrahjen direkte të bujqve.

5. Buxhetimi i infrastrukturës: Financimi i plotë buxhetor i projekteve të infrastrukturës jetike në Kosovë, të cilat aktualisht kanë mbetur të pezulluara në mungesë të mjeteve.

6. Fondi emergjent për kryeqytetin: Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove për Prishtinën, e cila, sipas tij, po bëhet e pajetueshme në mungesë të investimeve kapitale

nësearifigjashtë

Të ngjashme

Bajrami: S’e di nëse janë takuar Abdixhiku e Kurti, nëse ka kandidat të LDK-së për President, e votoj

Bajrami: S’e di nëse janë takuar Abdixhiku e Kurti, nëse ka kandidat të LDK-së për President, e votoj

17:21
Bajrami: S’kam informacion për takime Kurti-Abdixhiku, nëse ka kandidat të LDK-së për president, votoj pro

Bajrami: S’kam informacion për takime Kurti-Abdixhiku, nëse ka kandidat të LDK-së për president, votoj pro

14:52
Hamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe për temat tjera

Hamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe për temat tjera

10:42
Blero i lë amanet djalit: Nëse atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat, në ballë të UÇK-së

Blero i lë amanet djalit: Nëse atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat, në ballë të UÇK-së

19:14

Më shumë nga Lajme

  • 14:37Remitancat nga diaspora arrijnë në 692 milionë euro në janar-gusht të këtij viti
  • 14:31Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm
  • 14:04Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar
  • 14:03Përplasja që zgjati 3 vite mbyllet në Gjykatë: Sejdo Berisha i kërkon falje ministrit Elbert Krasniqi për shpifje dhe fyerje
  • 13:06Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel