Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përplasja që zgjati 3 vite mbyllet në Gjykatë: Sejdo Berisha i kërkon falje ministrit Elbert Krasniqi për shpifje dhe fyerje

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 14:03
PËRPLASJA QË ZGJATI 3 VITE MBYLLET NË GJYKATË: SEJDO BERISHA I KËRKON FALJE MINISTRIT ELBERT KRASNIQI PËR SHPIFJE DHE FYERJE

Pas përfundimit të përplasjes gjyqësore mes ministrit Elbert Krasniqi dhe Sejdo Berishës, avokati Artan Kastrati ka thënë se "ky proces duhet parë edhe në sferën e përgjegjësisë që bart çdo deklaratë e pavërtetë e bërë publikisht aq me tepër kur në këtë rast kishim të bënim për një kontest pronësor privat mes familjes Krasniqi dhe Berisha e që nuk ishte fare ne interes të informimit të publikut, ku ngjarja ishte përcjellë me deklarata te pavërteta fyerje, shpifje dhe pastaj edhe me nxitje të urrejtjes ndaj z.Krasniqi dhe familjarëve të tij.

Në këtë epilog përtej bazes juridike, mesazhi kryesor është i qartë: liria e shprehjes nuk është e pakufizuar. Kur një deklaratë cenon reputacionin e një personi dhe familjarve te tij përmes shpifjeve dhe fyerjeve, ligji parashikon mekanizma për të kërkuar përgjegjësi dhe ky fakt eshte vertetuar edhe ne kete rast te cilin e kemi perfaqesuar" deklaroi Kastrati.

Ai konfirmoi se gjatë seancës gjyqësore i padituri i ka kërkuar falje ministrit Krasniqi , duke u zotuar se në të ardhmen do të përmbahet nga deklarime të tilla.

“E kemi mirëpritur kërkimfaljen sepse ajo përfaqëson një pranim të përgjegjësisë për deklaratat e bëra. Për ne ka qenë me rëndësi që çështja të trajtohej përmes rrugës ligjore dhe të mbështetej në prova duke dëshmuar të vërteten dhe në një situatë të tillë kompenzimi monetar fare nuk ishte prioritet per Ministrin" përfundoj Avokati Kastrati.

Ai shtoi se aktvendimi i rastit nga ana e Gjykates i është përcjellë edhe portalit në fjalë, ku në vitin 2023 ishin publikuar deklaratat që u bënë objekt i procedurës gjyqësore.

krasniqiministritsejdo

Të ngjashme

Altin Krasniqi: Pa ligjin për Gjykatën Speciale, Kuvendi asgjë konkrete nuk ka bërë

Altin Krasniqi: Pa ligjin për Gjykatën Speciale, Kuvendi asgjë konkrete nuk ka bërë

17:17
Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete

Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete

15:17

Më shumë nga Lajme

  • 14:58Kurti paralajmëron 5 diga të reja, kërkon që bujqësia të mos mbështetet vetëm me subvencione
  • 14:37Remitancat nga diaspora arrijnë në 692 milionë euro në janar-gusht të këtij viti
  • 14:31Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm
  • 14:04Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar
  • 13:06Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel