Arlinda Rama i është bashkuar garës për Asamblenë Komunale të Prishtinës si pjesë e AAK-së, shkruan Gazeta Demos.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Bekë Berisha.
Ai njofton se Arlinda është me profesion ekonomiste e që ka përvojë në sektorin bankar si dhe në biznese familjare.
Njoftimi i plotë:
Arlinda Rama i është bashkuar garës për Asamblenë Komunale të Prishtinës si pjesë e ekipit tonë. Me profesion ekonomiste dhe me përvojë në sektorin bankar e në biznese familjare, Arlinda sjell një qasje të përgjegjshme ndaj çështjeve ekonomike dhe sociale.
Si nënë e dy fëmijëve dhe qytetare e angazhuar, ajo njeh nga afër sfidat që përballen gratë, të rinjtë dhe banorët e zonave rurale të Komunës së Prishtinës.
Me vlera të forta familjare, përkushtim ndaj arsimit dhe integritet profesional, ajo përfaqëson vizionin tonë për një përfaqësim dinjitoz në Asamble. Na shkoftë mbarë!