Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Arresohet zyrtari, dyshohet për import të pesticideve të ndaluara

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 15:47
Arresohet zyrtari, dyshohet për import të pesticideve të ndaluara

Një person është arrestuar të martën në Prishtinë nën dyshimin se, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, ka mundësuar lëshimin e lejeve për importin e produkteve biocide dhe pesticide që janë të ndaluara për përdorim në Kosovë.

Rasti po hetohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, arrestimi është rezultat i veprimeve hetimore të zhvilluara në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion.

“Pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar – tejkalimin e kompetencave dhe falsifikimin e dokumentit zyrtar, sot është arrestuar një (1) person”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas të dhënave fillestare, hetimet lidhen me dyshimet për lëshimin e lejeve për disa operatorë ekonomikë për importin e produkteve biocide dhe pesticide, të cilat janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian.

I dyshuari, me inicialet N.M., po hetohet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, sipas nenit 427 të KPRK-së.

Prokuroria bëri të ditur se arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në fund të njoftimit.

Më shumë nga Lajme

  • 17:23Mbi 4 miliardë euro në projektbuxhet: Kush merr sa?
  • 16:59AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik
  • 16:58Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk
  • 16:47Rama ndan foto nga projekti i rrugës në zonën e Gërmisë, vazhdon ironinë me VV: Renderi, bageri, projekti
  • 16:43Mushkolaj ‘godet’ Kurtin: 6 vjet n’pushtet nuk janë në gjendje me siguru barna…