Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot dhjetë persona gjatë një aksioni në fshatin Rimanisht të Komunës së Prishtinës.
Në mesin e të ndaluarve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ata dyshohen për veprat penale:
“Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” (neni 268 i KPRK), dhe
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” (neni 366 i KPRK).

