Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestimi i Ramadan Morinës, ushtari i UÇK-së përmend shpijunët tjerë shqiptarë që ishin aktiv në Malishevë

GD
Gazeta Demos14 gusht 2025 në 19:42
Arrestimi i Ramadan Morinës, ushtari i UÇK-së përmend shpijunët tjerë shqiptarë që ishin aktiv në Malishevë

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Hoti, ka treguar disa nga bashkëpunëtorët e milicisë dhe forcave okupatore serbe në Malishevë si dhe në rrethinë, para dhe gjatë luftës, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Fcebook, Hoti, përmend të gjithë ata që ishin bashkëpuntorë të Serbisë, me emër dhe mbiemër si dhe tregon në detaje mënyrën e shërbimit të tyre.

Në fshatin Astrazup ka përmendur Ramadan Morinën i cili tashmë është arrestuar dhe sot ka filluar seancën e parë gjyqësore në lidhje me masakrën e 34 shqiptarëve në Burim të Malishevës duke theksuar se ai ishte bashkëpunëtor, e që iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj.

Madje shkruan se aktivitetet e tij përfshinin: përcjelljen e lëvizjeve të banorëve të dyshuar si pjesëtarë të UÇK-së dhe raportimin e tyre te milicia serbe.

Ndërkaq në fshatin Carrallukë, ishin Familja Krasniqi, Selim Rexhep Krasniqi dhe vëllezërit e tij, Milaimin, Brahimin, Milazimin, Rrahmanin, Hashimin dhe Avdullahin, grup i cili sipas tij ka qenë aktiv në patrullime dhe përcjellje gjatë operacioneve të milicisë.

Postimi i plotë i tij:

DISA NGA BASHKPUNTORET E MILICISE DHE FORCAVE OKUPATORE SERBE NE MALISHEVE ME RRETHINE-PARA DHE GJAT LUFTES

Zona urbane Malisheve

• Ismeti i Huses-pjesëtar i komunitetit rom, i njohur për bashkëpunim aktiv me strukturat policore serbe, veçanërisht në raportimin e lëvizjeve të pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

• Të tjerë individë të komunitetit rom, të paidentifikuar plotësisht, të përfshirë në dhënie informacioni dhe asistencë logjistike për policinë.

Fshati Astrazub

• Ramadan Morina – i identifikuar si bashkëpunëtor.Aktivitetet e tij përfshinin: përcjelljen e lëvizjeve të banorëve të dyshuar si pjesëtarë të UÇK-së dhe raportimin e tyre te milicia serbe.

Fshati Carrallukë

• Grupi i pjesëtarëve të komunitetit rom, të angazhuar në identifikimin e familjeve shqiptare të lidhura me UÇK-në. Ky grup ka qenë aktiv në patrullime dhe përcjellje gjatë operacioneve të milicisë.

Familja Krasniqi – Selim Rexhep Krasniqi dhe vëllezërit e tij:

1. Brahim Krasniqi

2. Milazim Krasniqi

3. Rrahman Krasniqi

4. Hashim Krasniqi

5. Avdullah Krasniqi

Të gjithë të lartpërmendurit kanë qenë të përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në bashkëpunim me forcat serbe, para dhe gjatë luftës. Sipas dëshmive, aktivitetet e tyre përfshinin:

• Furnizim me informacione të detajuara për terrenin dhe banorët

• Udhërrëfime gjatë operacioneve të milicisë serbe

• Shënim i shtëpive të familjeve që dyshoheshin për përkrahje të UÇK-së

• Shukri Krasniqi – aktiv në bashkëpunim, përfshirë në ndihmë logjistike dhe informative.

• Skender Krasniqi – bashkëpunëtor i njohur para dhe gjatë konfliktit.

Sipas të dëshmive të kohës bashkëpunëtorët e përmendur kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe individuale, duke ndihmuar forcat serbe në:

• Mbledhjen e të dhënave për popullatën shqiptare

• Identifikimin e anëtarëve dhe mbështetësve të UÇK-së

• Orientimin e forcave policore dhe ushtarake në terren

Aktivitetet e tyre kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në disa operacione represive dhe aksione të dhunshme kundër popullsisë civile shqiptare në Malishevë dhe zonat përreth.

Më shumë nga Lajme

  • 14:44Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje
  • 14:43Ftesa e Haxhiut për takim, Ismaili: Manipulim i radhës, PDK nuk do të marrë pjesë
  • 14:19Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht
  • 14:01Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës
  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve