Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në Ferizaj ka arrestuar dy persona si të dyshuar për posedim të narkotikëve.
Në komunikatën e policisë, bëhet e ditur se, në Ferizaj është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili pas prezantimit të zyrtarëve policor ka tentuar të largohet me veturë, dhe se, policia, ka arritur ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe ta bëjë arrestimin e të dyshuarit të lartcekur, ku gjatë kontrollit tek vetura e tij janë gjetur 10 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Tutje, policia shton se ka konfiskuar, veturë, dy telefona, qese të mbushura me substancë narkotike, para të gatshme e peshore.
Komunikata:
Policia e Kosovës arreston të dyshuarit për posedim të narkotikëve
Prishtinë, më 15 maj 2026
Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj, në kuadër të planit operativ “Stop droga” më datën 15.05.2026 në Ferizaj ka bërë arrestimin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë për posedim të narkotikëve.
Nga njësitë policore në Ferizaj është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili pas prezantimit të zyrtarëve policor ka tentuar të largohet me veturë.
Policia ka arritur ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe ta bëjë arrestimin e të dyshuarit të lartcekur, ku gjatë kontrollit tek vetura e tij janë gjetur 10 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Në lidhje me rastin nga njësitë përkatëse policore është kryer kontroll edhe në një lokal dhe në një veturë tjetër të dyshuar, ku dyshohej se po fshihej sasi e narkotikëve nga i dyshuari i dytë mashkull kosovar.
Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë gjetur dhe konfiskuar:
Një veturë me targa vendore,
Dy telefona,
10 qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë (me peshë 11 gramë),
