Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 16:18
Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, tha se raporti i publikuar nga kryeministri Albin Kurti, të cilin e titulloi “Të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti 2”, po demantohen nga qytetarët.

Ajo e quajti këtë raport “raport të gënjeshtrave të Qeverisë”, ndërsa foli për bujqit dhe subvencionet që ende nuk i kanë marrë qe nga 2023.

“Pyetni bujqit për grante e subvencione: ende ka dëme të pakompensuara të vitit 2023. Mos të flasim për dëmet e kësaj vere, kur ministri solidarizohej me bujqit nëpër arat e bërë rrafsh nga breshëri në komunën e Istogut. Për më tepër sipas bujqve ende s’qenka hapur thirrja për grante për vitin 2026. E sot data është 27 nëntor. KUR?”, ka shkruar Bajrami.

Ajo përmendi edhe kreditë e larta të cilat po detyrohen bujqit t’i marrin për të mbjellat e tyre.

“Disa e kemi ditur që me gënjeshtra keni ardhur deri këtu, por sot po e dinë të gjithë dhe  ju garantoj se s’ka me shku edhe gjatë. Ky populli është shumë më i mençur se sa pandehni ju. Nuk mundesh me i thënë bujkut “të kam ndihmu” kur ai ka marrë kredi në institucione mikrofinanciare me normë interesi 22%, për t’i mbjellë arat sepse ti e ke shpenzu buxhetin  për zgjedhje”.

bujqitendebajrami

Më shumë nga Lajme

  • 23:29Nesër paralajmërohen reshje bore në Kosovë
  • 22:57Kurti lavdërohet: E gjeta FSK-në me një lloj pushke e një lloj pistolete, sot ka mbi 40 lloje armatimi
  • 22:14Prifti që realizoi mozaikun e Nënë Terezës reagon pas pengimit të vendosjes: Vështirësi të mëdha politike
  • 22:05Ndalimi i mozaikut të Nënës Terezë, reagon nënkryetari i Prishtinës: U pengua me “urdhra në formë britmash”
  • 21:49Gani Koci gati ta mposhtë kanceri në mëlçi: Sëmundja është në fazën përfundimtare të largimit, ju jam borxhli përjetë