Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona të dyshuar për “gjueti të paligjshme” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe municionit” në fshatin Korishë të Prizrenit.
Sipas Policisë, dy nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa dy të tjerë janë shtetas të Shqipërisë.




