Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Skënder Hita letër punonjësve të policisë: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, nuk do të jeni vetëm

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 14:24
Skënder Hita letër punonjësve të policisë: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, nuk do të jeni vetëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u është drejtuar me një letër zyrtare punonjësve të policisë, duke shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e tij për përballimin e situatave të tensionuara dhe akteve të dhunës gjatë shtatë ditëve të fundit të protestave.

Hita ka vlerësuar përkushtimin e efektivëve, ku shprehet se disa prej të cilëve janë lënduar në krye të detyrës, ndërsa u ka bërë thirrje të vijojnë shërbimin me profesionalizëm, qetësi dhe vendosmëri.

Më tej, Hita u ka kërkuat të respektohet ligji dhe dinjiteti i çdo qytetari.

Deklarata e plotë:

Prej shtatë ditësh po përballeni me situata të vështira, me orë te gjata shërbimi, tension dhe akte të rënda dhune. Shumë prej jush janë lënduar në krye të detyrës.

Sot dua t’ju shpreh personalisht mirënjohjen, respektin dhe mbështetjen time të plotë. E di se pas çdo uniforme është një njeri, një prind, një bashkëshort, një bir apo një bije, qe dikush e pret me shqetësim në shtëpi.

Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshem. Asnjë akt dhune nuk mund të justifikohet.

Ju kërkoj te vijoni detyrën me profesionalizëm, qetësi dhe vendosmëri, duke respektuar në çdo moment ligjin dhe dinjitetin e çdo qytetari.

Reklamë

U uroj sherim të shpejtë kolegeve të plagosur dhe ju siguroj se nuk do të jeni vetëm në përballimin e këtyre sfidave.

Jam krenar për çdo punonjës policie që i shërben vendit me ndershmëri dhe përkushtim.

Qëndroni të fortë, të bashkuar dhe besnikë ndaj misionit tuaj.

hitapolicisëasnjë

Të ngjashme

Matoshi: Unë jam demonstrues i ‘80-ve deri mas luftes, asnjë gjilpërë s’është vjedhë

Matoshi: Unë jam demonstrues i ‘80-ve deri mas luftes, asnjë gjilpërë s’është vjedhë

22:31
Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

21:50
Balla vizitë në spital, iu uron shërim të shpejtë të gjithë policëve dhe qytetarëve

Balla vizitë në spital, iu uron shërim të shpejtë të gjithë policëve dhe qytetarëve

16:58
Si skenë filmi/ “Spektakël” i frikshëm fishekzjarrësh në drejtim të policisë, protestuesit tentojnë sërish të afrohen te Ministria e Arsimit

Si skenë filmi/ “Spektakël” i frikshëm fishekzjarrësh në drejtim të policisë, protestuesit tentojnë sërish të afrohen te Ministria e Arsimit

18:13

Më shumë nga Lajme

  • 15:12Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve
  • 15:12Haxhiu takohet me drejtoreshën e NDI-së, diskutojnë agjendën legjislative dhe barazinë gjinore
  • 15:10Vrasja e Auron Ferizit, autori i shpëtoi burgut të përjetshëm për shkak të gjendjes mendore
  • 14:59Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën
  • 14:57Linja 3A në Prishtinë paralajmëron ndalimin e shërbimit: Komuna s’na ka paguar për shtatë muaj