Hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, pas një pune intenzive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar (prej tyre 3 të mitur), për vjedhje të rënda, njofton policia.
Sipas policisë, personat e arrestuar, dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.
