Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 16:16
Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, ka reaguar pas arrestimit të nëntë personave të dyshuar për krime lufte në Komunën e Zubin-Potokut,

Nagavci ka thënë se drejtësia mund të vonojë por kërkimi i saj nuk duhet të ndalet.

Ajo e ka quajtur lajm të mirë arrestimin e këtyre personave derisa ka kujtuar që për këtë rast janë arrestuar edhe katër të tjerë më parë.

Postimi i plotë:

Për krimet e luftës nuk duhet të ketë harresë dhe as pandëshkueshmëri. Drejtësia mund të vonojë, por kërkimi i saj nuk duhet të ndalet.

Lajm i mirë arrestimi i nëntë personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, në kuadër të operacionit “Dosja 23”, që ndërlidhet me rastin e “Grupit të Intelektualëve” të Mitrovicës.

Ky operacion vjen pas hetimeve dhe gërmimeve të zhvilluara në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave. Deri më tani, përmes analizave të ADN-së është konfirmuar identiteti i tri viktimave nga “Grupi i Intelektualëve”, ndërsa procesi i identifikimit vazhdon.

Për këtë rast janë arrestuar më herët edhe katër persona të tjerë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ta zbardhur plotësisht rastin dhe për të përcaktuar përgjegjësinë individuale të personave të dyshuar.

Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë.

duhetpersonavenagavci

Të ngjashme

Rama nga Bloomberg Global HQ: Prishtina duhet të lidhet më fuqishëm me ekonominë, teknologjinë dhe investimet globale

Rama nga Bloomberg Global HQ: Prishtina duhet të lidhet më fuqishëm me ekonominë, teknologjinë dhe investimet globale

10:00
Verdikti i Hagës, Haradinaj: Sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, dikë që ka guxim

Verdikti i Hagës, Haradinaj: Sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, dikë që ka guxim

08:26
Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore

Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore

23:41

Më shumë nga Lajme

  • 17:24Deliu thirrje ministres Gërvalla: Mos e zvarrit Projektligjin për Dhomat e Specializuara, sille ligjin
  • 17:22Këshilli i Sigurisë në Shqipëri mblidhet pas rastit Hyseni: Të respektohen hetimet
  • 17:22Tregu i veturave në Prishtinë zhvendoset në lokacionin e ri nga 11 tetori
  • 17:21Bajrami: S’e di nëse janë takuar Abdixhiku e Kurti, nëse ka kandidat të LDK-së për President, e votoj
  • 17:20Enver Hoxhaj zgjidhet kryetar i Komisionit për Arsim