Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet 24-vjeçari në Gjilan, gjuajti me armë në një dasmë

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 15:15
Arrestohet 24-vjeçari në Gjilan, gjuajti me armë në një dasmë

Policia në Gjilan ka arrestuar një 24-vjeçar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një dasme më 20 korrik.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë ZORKI 9mm dhe një karikator i zbrazët.

Rasti është cilësuar si “Mbajtje e paautorizuar e armës”.

Policia apelon qytetarët të shmangin përdorimin e armëve në festa.

Komunikata:

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Gjilan, 21 korrik 2025 Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 21.07.2025 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se me datë 20.07.2025 ka pas të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit.

Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin Ç.S. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) i cili dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë pistoletë e llojit ZORKI e kalibrit 9mm dhe një karikator i zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shteti rasti cilësohet ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ .

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.

Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj ,,Festoni me zemër, jo me armë’’.

Më shumë nga Lajme

  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje