Një 33-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur sot (e diel, 12 korrik 2026) rreth orës 10:45, pasi policia ka pranuar një njoftim për një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave në një rrugë të qytetit
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se i dyshuari kishte sulmuar dhe kanosur prindërit e tij. Dy viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë shoqëruar në stacionin policor për procedurat e nevojshme. Lidhur me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar.
