Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 08:40
Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, është ndalur edhe te vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë në krah Kosovës, ndërsa theksoi se institucionet e Kosovës duhet të përcaktojnë mënyrën e reagimit ndaj aktgjykimit.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama, raporton Shqiptarja

Deklarata e tij vjen pesë ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, më 16 shtator.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet. Trupi gjykues i shpalli katër ish-krerët fajtorë për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Rama e ka komentuar edhe më herët vendimin e Speciales, duke reaguar publikisht pas shpalljes së aktgjykimit.

Mbrojtja e katër të akuzuarve ka paralajmëruar apelimin e vendimit të shkallës së parë

kosovësramashqipëria

Të ngjashme

Hoti: Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht dhe të obligojë Qeveria të veprojë, askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e popullit të Kosovës

Hoti: Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht dhe të obligojë Qeveria të veprojë, askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e popullit të Kosovës

10:00
Arifi: Rusia, Serbia e të gjitha vendet që kanë “problem” me shtetin e Kosovës, do ta përdorin aktgjykimin e Speciales

Arifi: Rusia, Serbia e të gjitha vendet që kanë “problem” me shtetin e Kosovës, do ta përdorin aktgjykimin e Speciales

08:25
A mund të goditet pavarësia e Kosovës pas vendimit në Hagë? Hoxhaj: Caku i radhës do të jetë shteti i Kosovës

A mund të goditet pavarësia e Kosovës pas vendimit në Hagë? Hoxhaj: Caku i radhës do të jetë shteti i Kosovës

08:14
Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së

Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së

23:54

Më shumë nga Lajme

  • 10:07Nafta bie për të katërtën ditë radhazi
  • 09:56BE-ja kërkon drejtësi për vrasjen e policit të EULEX-it
  • 09:48“Gara për Luftëtarin më të Mirë” në ShBA, ushtaraku i FSK-së siguron vendin e dytë
  • 09:41Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi: Kalimi i kohës s’e zbeh krimin
  • 09:31Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales