Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet 36-vjeçari i kërkuar për tentim vrasje në Ferizaj, po qëndronte në një klub fitnesi

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 19:52
Arrestohet 36-vjeçari i kërkuar për tentim vrasje në Ferizaj, po qëndronte në një klub fitnesi

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata, mbrëmjen e së martës, më 9 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit, rreth orës 18:00, policia kishte marrë informacione se personi i kërkuar F.M. (36 vjeç) po qëndronte në një klub fitnesi në Ferizaj.

Ai ishte në kërkim në bazë të një urdhërese aktive të Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

Menjëherë pas pranimit të informatës, tre ekipe të NJRSH-së shkuan në vendngjarje dhe realizuan arrestimin e tij pa incidente.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 6 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të gjykatës dhe në arrestimin e personave në kërkim.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 12:20Iniciativa e PDK-së, Kurti për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Brenda javës pritet përgjigje
  • 12:10LDK në Ferizaj nuk e voton deklaratën kundër vendimit të Hagës, e lëshon sallën
  • 12:02Tahiri – deputetëve të VV-së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku
  • 12:01PDK-ja lëshoi mbledhjet e komisioneve, Deliu-Kodra: Ligji për Specialen duhet të jetë prioritet mbi prioritetet
  • 11:43Debat në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen