Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

PDK-ja lëshoi mbledhjet e komisioneve, Deliu-Kodra: Ligji për Specialen duhet të jetë prioritet mbi prioritetet

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 12:01
PDK-ja lëshoi mbledhjet e komisioneve, Deliu-Kodra: Ligji për Specialen duhet të jetë prioritet mbi prioritetet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka lëshuar mbledhjet e komisioneve parlamentare, në shenjë kundërshtimi për mosprocedimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media ka thënë se partia e saj nuk do të bëhet pengesë për funksionalitetin e institucioneve, por nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve pa u proceduar projektligji për Dhomat e Specializuara.

“Sot si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës morëm pjesë në komisionet parlamentare dhe dëshmuam edhe një herë atë që nuk mund të ketë prioritet më të rëndësishëm sot sesa sjellja e ligjit për Dhomat e Specializuara. Pra, si PDK, konsiderojmë se e kemi dëshmuar me veprime se nuk bëhemi pengesë për funksionalitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Mirëpo, ajo çka është krejtësisht e padrejtë është që të simulojmë normalitet për mbarëvajtje çështjesh të cilat kërkojnë veprim urgjent nga shteti”, tha ajo.

Deliu-Kodra ka theksuar se për PDK-në, projektligji për Dhomat e Specializuara duhet të jetë prioritet jo vetëm i kësaj partie, por edhe i të gjitha subjekteve të tjera politike.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, në funksion të mbrojtjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të jetë prioritet mbi prioritetet. Konsiderojmë që ky duhet të jetë prioritet edhe për të gjitha partitë politike”, tha ajo.

Ajo ka kritikuar Qeverinë për mospërfshirjen e këtij projektligji në rendin e ditës, ndërsa ka thënë se, pavarësisht vonesave për këtë çështje, në Kuvend janë proceduar një numër i madh projektligjesh me procedura të përshpejtuara.

“Sot në Kuvend, të nderuar përfaqësues të mediave, janë sjellë një numër i madh i projektligjeve me procedura të përshpejtuara, ndërkohë që qeveria i ka diskutuar 45 pika të rendit të ditës. Në Komisionin për Legjislacion, të cilin sapo e lëshuam, duke e thënë qartësisht që nuk do të jemi në komisione pa u sjellë ligji për Dhomat e Specializuara, sot janë sjellë gjashtë projektligje me procedura të përshpejtuara. Dje deputetët i kanë marrë materialet për këto projektligje, ndërkohë pa mbërritur që të diskutohen, të trajtohen, gjashtë projektligje sillen në rend dite në ditën kur nevojë imediate do të duhej të ishte sjellja e ligjit për Dhomat e Specializuara. Pra, projektligji për Dhomat e Specializuara fatkeqësisht vazhdon ende të mbetet në sirtarët e qeverisë. Ndërkohë që për projektligjet e tjera e thashë që gjendet kohë që të sillen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për këtë projektligj të Dhomave të Specializuara na thuhet që po kërkohet ekspertizë dhe po zvarritet procedimi i tij”, tha ajo. EO

pdk-jalëshoimbledhjet

Të ngjashme

Demaku i përgjigjet Haxhiut: As PDK-ja nuk do koalicion me LVV-në, por Ligji për Specialen duhet të procedohet

Demaku i përgjigjet Haxhiut: As PDK-ja nuk do koalicion me LVV-në, por Ligji për Specialen duhet të procedohet

22:17

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë