Një person ka shtënë me armë zjarri dje nga një veturë në lëvizje në qytetin e Skenderajt.
Policia e Kosovës në këtë qytet, ka realizuar bastisje në një lokacion, ku ka gjetir dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj”, ka njoftuar Policia.
