Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet i mituri i dyshuar për sulmin me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 12:17
Arrestohet i mituri i dyshuar për sulmin me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 24 orë një person i mitur, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:53 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku dyshohet se i mituri ka sulmuar me thikë dy persona.

Pas incidentit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas veprimeve hetimore nga Policia e Kosovës ai është lokalizuar dhe është ndaluar me urdhër të prokurorit.

Dy personat e lënduar, pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se do të vazhdojë me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore për këtë rast.

Komunikata e plotë:

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Ferizaj, 10 Korrik 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person- i mitur, në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur sot, më datën 10.07.2026, reth ores 07:53, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku, sipas informatave fillestare, dyshohet se i mituri ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy persona të tjerë.

Fillimisht, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është lokalizuar nga ana e Policisë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale të lartëcekura.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit në këtë rast, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë