Mesazhi “Liria ka emër” është shfaqur gjatë ndeshjes ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

Slogani bashkë me logon e UÇK-së është është bërë pjesë e atmosferës gjatë përballjes sportive, duke përcjellë një qëndrim në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Mesazhi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po përçohet kudo në botë nga diaspora shqiptare.