Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe para të gatshme.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 21:30
Gjatë kontrollit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 24.8 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë dhe 1,100 euro para të gatshme.




