Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një përson nën dyshimet se ka kryer dy vepra penale që lidhen me ish-bashkëshorten e tij.
Sipas njoftimit, prangosja e të dyshuarit është bërë sot, pasi që në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i ngacmimit dhe shkeljes së urdhrit mbrojtës ndaj ish-bashkëshortes së tij.
“Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte shqetësuar vazhdimisht, duke shkelur distancën e përcaktuar me urdhër mbrojtës të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ajo gjithashtu ka raportuar se ishte kanosur me jetë dhe se ndihej e rrezikuar.”, thuhet në njoftim.
