Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Arrestohet një person për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 21:28
​Arrestohet një person për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

Sot, rreth orës 16:30, stacioni policor në Shtërpcë ka pranuar një informacion për një rast të kanosjes me armë zjarri në Brezovicë, në afërsi të qendrës së skijimit.

Sipas hetimeve fillestare, tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe kishte refuzuar ta largonte për t’u mundësuar kalimin.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari, N.H. (65 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri (pistoletë) dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur njëkohësisht edhe fjalë fyese.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për hetime te mëtejme”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në trajtimin e çdo rasti që cenon sigurinë publike dhe apelon te qytetarët që çdo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në polici në numrin kujdestar 192 dhe në aplikacionin digjtal “Lajmëro policinë.

armëzjarriperson

Të ngjashme

Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari

Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari

14:37
Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër

Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër

12:25
Në shtëpinë e Nenad Rashkoviqit u gjetën armë – dyshohet se disa prej tyre janë përdorur në Masakrën e Kalludrës

Në shtëpinë e Nenad Rashkoviqit u gjetën armë – dyshohet se disa prej tyre janë përdorur në Masakrën e Kalludrës

17:20
Arrestohet në Ferizaj një person i shpallur në kërkim nga gjykata

Arrestohet në Ferizaj një person i shpallur në kërkim nga gjykata

11:36

Më shumë nga Lajme

  • 17:07Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së fundmi dha rezultate konkrete për të pagjeturit
  • 16:57Policia “zbarkon” në veri, kontrolle për armëmbajtje të paligjshme
  • 16:48Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
  • 16:24IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar
  • 16:03Ganimete Musliu denoncon në IPK policin që e cenoi fizikisht brenda Kuvendit të Kosovës