Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona kapen në Fushë Kosovë

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 17:50
Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona kapen në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Fushë Kosovë, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë pesë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar dyshohet se duke përdorur forcën dhe mjete të forta, kanë depërtuar në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, ku kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe financiare.

Në njoftim thuhet se sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 200 mijë euro.

“Në kuadër të hetimeve, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale dhe njësitë e specializuara të DPP-së, me urdhëresë të Gjykatës kompetente janë zbatuar masa të veçanta hetimore dhe me 26.11.2026, është realizuar Planin Operativ “Vjedhjet e Rënda”, me ç’rast, me urdhëresë verbale të Gjykatës kompetente, janë kryer kontrolle në pesë (5) lokacione të ndryshme.”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, telefona celularë si dhe prova materiale që ndërlidhen me rastet nën hetim.

Personat e dyshuar, sipas njoftimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që po kryhen veprimet e mëtejme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorinë kompetente.

pesërrethmijë

Të ngjashme

61 mijë euro buxheti i Komisionit që do të hetojë vrasjen e Arlinda Zekajt

61 mijë euro buxheti i Komisionit që do të hetojë vrasjen e Arlinda Zekajt

17:18
“Prej 250 mijë eurove, unë do t’i merrja 10 mijë”, dëshmia e Endrit Azemit

“Prej 250 mijë eurove, unë do t’i merrja 10 mijë”, dëshmia e Endrit Azemit

19:28
Dogana zbulon 4 mijë copë stoli argjendi në një dërgesë postare në Aeroportin e Prishtinës

Dogana zbulon 4 mijë copë stoli argjendi në një dërgesë postare në Aeroportin e Prishtinës

16:14
Investitori që nuk e përmbushi kontratën detyrohet t’ua paguajë mbi 996 mijë euro pronarëve të truallit në Mitrovicë

Investitori që nuk e përmbushi kontratën detyrohet t’ua paguajë mbi 996 mijë euro pronarëve të truallit në Mitrovicë

11:32

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Alarm për bombë në Portsmouth
  • 17:46Kush kishte të drejtë ta takojë Jakup Krasniqin në 4 ditët e qëndrimit në Kosovë?
  • 17:44Shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas, dërgohet në mbajtje burri në Ferizaj
  • 17:43Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”
  • 17:38Kjo është gjendja shëndetësore e gruas së Jakup Krasniqit