Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 10:41
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi

Një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci.

Kështu ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili tha se bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979.

Koci ka bërë të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar.

Avokati ka theksuar se për momentin nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit, duke shtuar se është duke i verifikuar informacionet dhe po e përcjell nga afër rastin.

“Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci.

Ai ka bërë thirrje që institucionet të kujdesen për qytetarët e Kosovës dhe ka paralajmëruar se do ta njoftojë opinionin për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

kosovësqytetarserbi

Të ngjashme

Sot shënohet 27 vjetori i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Sot shënohet 27 vjetori i Shërbimit Korrektues të Kosovës

08:16
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit

‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit

19:49
​Forca e Sigurisë së Kosovës realizon qitje me mortaja në Biza të Shqipërisë

​Forca e Sigurisë së Kosovës realizon qitje me mortaja në Biza të Shqipërisë

18:54
"Mënyra qysh na kanë portretizu, është makabre", Ukshini për raportin e Dick Martyt

"Mënyra qysh na kanë portretizu, është makabre", Ukshini për raportin e Dick Martyt

18:21

Më shumë nga Lajme

  • 11:16Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës
  • 11:06Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Lushaku-Sadriu i kërkon sqarime shefit të Zyrës së BE-së: Presim kërkim falje institucionale
  • 11:04Këta janë dy partnerët nga Zvicra që u mashtruan nga një Call Center në Kosovë, humbën 1.9 milionë euro
  • 11:03Haxhiu: ShKK kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit, rëndësi ka edhe rehabilitimi i të burgosurve
  • 10:41Një person vritet në Fier, plagoset vëllai i tij