Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se i dyshuari për vrasje tashmë është arrestuar.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, deklaroi ai.