Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 17:02
Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, e ka dënuar më 9 vjet burgim të miturin A.O. i cili në bashkëkryerje me vëllanë e kanë privuar nga jeta viktimën A.O duke përdorur mjete të forta.

I mituri sipas gjykatës e ka goditur thikë disa herë në gjoks viktimën, i cili më pas është dërguar në spital pa shenja jete.

Me këtë, Gjykata ka konstatuar se në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale – vrasja e rëndë dhe veprën penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Në shqyrtimin gjyqësor të datës 18.09.2026, i mituri A.O., ka deklaruar se ndihet përgjegjës – fajtor, për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Pas kësaj trupi gjykues ka vlerësuar se i mituri ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit- përgjegjësisë. Pranimi i përgjegjësisë është bërë pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, dhe pastaj trupi gjykues ka marrë aktvendim, me të cilin pranohet pranimi i përgjegjësisë-fajësisë nga i mituri A.O., nga fshati Kobaj – Komuna e Prizrenit, për shkak se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – vrasja e rëndë dhe veprën penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

mituripenalevjet

Më shumë nga Lajme

  • 18:22Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?
  • 17:45Kurti aludon se avokatët e krerëve të UÇK-së zgjodhën strategji të gabuar përballë Speciales: Do të bënim më shumë me një ekip mbrojtës
  • 17:38Albelard Tahiri: Presidenti më dërgoi të fala për qytetarët në shesh: Drejtësia do të triumfojë
  • 17:32Nata e gjashtë e protestës në Prishtinë, këta janë personat që do të flasin
  • 17:15Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për rastin, mbi bazën e fakteve dhe provave