Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet vajza e Ibrahim Tatlises, këngëtarja Dilan Çitak

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 19:45
Arrestohet vajza e Ibrahim Tatlises, këngëtarja Dilan Çitak

Këngëtarja Dilan Çıtak, e cila prej një kohe nuk ka pasur kontakt me të atin, artistin e njohur turk të muzikës arabeske İbrahim Tatlıses, është përfshirë në një incident serioz në Bodrum.

Ajo nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe drejtoi makinën e saj drejt një efektivi policie. Vetëm pas të shtënave paralajmëruese në ajër nga ana e policisë, ajo ndaloi makinën, shkruan mediumi turk Aksam .

Ngjarja ndodhi në lagjen Konacık, përgjatë bulevardit Atatürk, ku mjeti i drejtuar nga Çıtak po udhëtonte në korsinë e emergjencës. Ajo nuk iu përgjigj urdhrit të ndalimit nga patrulla e policisë dhe u akuzua se drejtoi automjetin në mënyrë të rrezikshme drejt njërit prej oficerëve.

Pas ndalimit të saj me të shtëna paralajmëruese, Çıtak qëndroi për pak minuta brenda makinës pa zbritur. Më pas u identifikua si këngëtarja Dilan Çıtak.

Ajo u arrestua nën akuzat për “rrezikim të trafikut”, “mosbindje ndaj urdhrave të policisë” dhe “rezistencë ndaj zyrtarit publik”. Procesi i hetimeve ndaj saj në komisariat është ende në vijim.

Sipas agjencisë së lajmeve AA, Dilan Çıtak Dörter ishte përfshirë edhe më parë në një incident të ngjashëm. Më 17 shtator, gjatë një fluturimi të linjës Bodrum–Stamboll me Turkish Airlines, ajo ishte paralajmëruar nga stjuardesa që të mos e nxirrte kafshën e saj shtëpiake nga kutia e transportit, sipas rregullores së fluturimit. Çıtak kishte hyrë në konflikt verbal dhe më pas, sipas pretendimeve, kishte ushtruar edhe dhunë fizike ndaj personelit të kabinës.

Pas njoftimit të incidentit nga piloti, fluturimi zbriti në Aeroportin e Stambollit, ku Dörter u shoqërua nga policia. Stjuardesa ngriti kallëzim ndaj saj në komisariat, ndërsa Çıtak u mor në pyetje dhe më pas u la e lirë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet