Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Artikulli për UÇK-në, Basha kërkon falje: Isha i pavëmendshëm, kurrë s’e kam lexuar

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 14:13
Artikulli për UÇK-në, Basha kërkon falje: Isha i pavëmendshëm, kurrë s’e kam lexuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka kërkuar falje rreth artikullit për UÇK-në, duke thënë para mediave se ka qenë i pavëmendshëm pasi siç u shpreh ai, nuk e ka lexuar kurrë dhe nuk ka qenë në dijeni se i njëjti do të publikohej si bashkautorësi me dikë tjetër .

Basha tha se nuk do të kishte pranuar të jetë bashkautor ku flitet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi siç u shpreh ai, nuk ka vlerë më të çmuar se ajo.

“Kam treguar që kjo ka ndodhur në vitin 2012, sa kam qenë student. Autorja vetë e ka pranuar dhe ka lëshuar komunikatë ku thotë që nuk mban asnjë përgjegjësi të vetme përveç kapitullit 3. Kapitulli 3 ka qenë fusha ku unë kam studiuar dhe jam ekspert i çështjes. Asnjëherë nuk kam bërë punime shkencore për ndonjë fushë tjetër. Prej meje sa për sqarim, me është kërkuar një kapitull për fushën që ti ki hulumtime dhe unë e kam dorëzuar kapitullin me bindjen që do të publikohet kapitull i veçantë që po e mbulon atë fushë, pasi globalizimi ka qenë një nga arsyet që ka ardh deri të hulumtimi që kam bërë unë, por jo që do të dalë bashkautorësi me dikë tjetër. Në asnjë moment nuk kisha pranuar të jem bashkautor ku flitet ashtu për UÇK-në. Prej vitit 2008 publikoj edhe opinione, por asnjëherë në asnjë moment nuk e kam ditë që do të publikohet si bashkautorësi. Ka qenë kur kam qenë student, dhe unë kurrë në jetë nuk e kam lexuar artikullin. Hera e parë e pashë kur është publiku ku është artikulli komplet. Është dashtë të jem më i kujdesshëm. Pajtohem se kam qenë i pavëmendshëm. Atëherë kam punuar edhe full-time si student, por në asnjë moment nuk e kam parë artikullin që ka dalë”, tha kryeparlamentari pas mbledhjes së Kryesisë e cila ka dështuar për shkak të kuorumit.

Tutje, Basha njoftoi se ka dërguar një email përmes të cilit ka kërkuar të hiqet emri i tij nga punimi.

“Për UÇK-në kam shkruar ndaras, për fushën e hulumtimit nuk ka pasë asnjë fjalë të vetme. Kërkoj falje për pakujdesinë time. Kam dërguar një email dhe të tërhiqet edhe kapitulli edhe emri im nga punimi. Në Ferizaj më njohin, ma njohin familjen. S’ka vlerë më të çmueshme se ajo, prandaj ky është shpjegimi i fundit, ndjesë për pavëmendjen por kam dërguar email që të tërhiqet emri”, deklaroi kryetari i Kuvendit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:31Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
  • 22:52Hadërgjonaj mbështet Bekim Sejdiun për president: Personalitet me vlera tradicionale e kombëtare
  • 22:44E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
  • 22:28Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten
  • 22:25Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së