Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“As në shtëpi nuk janë të sigurta” – Vlora Çitaku pas vrasjes së gruas shtatzënë: Nuk ka as arsye, as justifikim

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 20:43
“As në shtëpi nuk janë të sigurta” – Vlora Çitaku pas vrasjes së gruas shtatzënë: Nuk ka as arsye, as justifikim

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje të re, për të cilën është raportuar se dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Çitaku ka ngritur shqetësimin për sigurinë e grave, duke theksuar se dhuna ndaj tyre duhet të dënohet jo vetëm nga ligji, por edhe të jetë e papranueshme për shoqërinë.

“A ka ndonjë vend të sigurt për gratë? Në rrugë, jo. Në punë, jo. E, fatkeqësisht, as në shtëpi jo”, ka shkruar ajo.

Duke iu referuar rastit, Çitaku ka thënë se një grua e re u vra në shtëpinë e saj, aty ku, sipas saj, do të duhej të ndihej më e sigurt.

Ajo ka kritikuar edhe tendencën për të kërkuar arsye apo motive për dhunën ndaj grave, duke theksuar se “nuk ka motiv, nuk ka arsye dhe nuk ka justifikim për vrasjen e një gruaje”.

Çitaku ka kërkuar gjithashtu që familja e të dyshuarit të distancohet nga krimi dhe të mos kërkojë arsyetime për autorin.

Sipas saj, dhuna ndaj grave duhet të jetë jo vetëm e dënueshme penalisht, por edhe shoqërisht e patolerueshme.

çitakuarsyeshtëpi

Të ngjashme

​Një shtëpi dhe tri vetura digjen në kryeqytet, policia jep detaje

​Një shtëpi dhe tri vetura digjen në kryeqytet, policia jep detaje

16:07
Çitaku për gjykimin në Hagë: Më 16 shtator vendoset edhe për mënyrën si do të shkruhet historia e Kosovës

Çitaku për gjykimin në Hagë: Më 16 shtator vendoset edhe për mënyrën si do të shkruhet historia e Kosovës

12:26

Më shumë nga Lajme

  • 22:42Ra nga 50 metra lartësi në humnerë, shpëtohet 51-vjeçari në Mallakastër
  • 22:40Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
  • 22:19Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
  • 21:58Paqe në 2027? Kremlini hedh poshtë propozimin e Zelenskyt
  • 21:32Ramadani i përgjigjet akuzave të Qorollit: Mos e përdor AKI-në për propagandë, shihemi në gjykatë