Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat më të fundit për Indeksin e Çmimeve të Importit, ku për tremujorin e parë të vitit 2026 është shënuar rritje prej 2.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas raportit, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të importit ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.3%, por në nivel vjetor trendi mbetet në rritje.
Rritjet më të theksuara janë regjistruar te lëkura dhe produktet e saj me 23.2%, produktet minerale me 11.5%, instrumentet optike, fotografike dhe medicinale me 7.2%, si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 7.0%.
