Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar deklaratat e Qeverisë për krijimin e 100 mijë vendeve të reja të punës, duke pretenduar se këto shifra nuk përputhen me të dhënat e kontribuuesve në Trustin Pensional.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka krahasuar rritjen e numrit të kontribuuesve në Trust gjatë dy periudhave katërvjeçare, 2017–2021 dhe 2021–2025.
Sipas saj, në periudhën 2017–2021 numri i kontribuuesve është rritur për 51 mijë, ndërsa gjatë viteve 2021–2025 rritja ka qenë 42 mijë.
Ajo ka theksuar se, sipas këtyre të dhënave, në katërvjeçarin paraprak janë regjistruar 9 mijë kontribuues më shumë sesa në katër vitet e qeverisjes aktuale.




