Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Asnjë detyrim që deputetët të rrinë në sallë për president, thotë Hasani

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 16:56
Asnjë detyrim që deputetët të rrinë në sallë për president, thotë Hasani

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, ka deklaruar se deputetët e opozitës nuk kanë detyrim të marrin pjesë në votimin për presidentin.

Sipas tij, as opozita dhe asnjë deputet “nuk e ka detyrim as të rrijë në sallë, as të mos rrijë në sallë”.

“Presidenti nuk është pushtet. Është organ legjitimues dhe balancues i organeve të tjera”, ka theksuar Hasani.

Ai ka shtuar se pushteti përbëhet nga legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, duke iu referuar edhe aktgjykimit në rastin e Thaçit.

“Aktgjykimi qartë e bën që deputetët nuk e kanë atë detyrim”, është shprehur ai.

Hasani ka paralajmëruar për “instalim të një autokracie të personalizuar”, që sipas tij rrezikon jetën institucionale dhe hap rrugë për anarki.

Ai është shprehur skeptik për zgjedhjen e presidentit.

“Pak ka gjasa që nesër të ndodhë zgjedhja”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po përdor manovra për “zhvendosje të fajësisë” dhe kapjen e postit të presindtit.

Enver Hasani

Më shumë nga Lajme

  • 09:49Aeroplani u nis drejt Kosovës pa 48 pasagjerë, pritja për kontrollin e pasaportave i la në aeroport
  • 09:44Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani
  • 09:40Mitrovicë: I merren paratë nga llogaria bankare një personi, hetohet rasti
  • 09:26Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy policë gjatë detyrës
  • 09:24“Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim” – Këto janë mesazhet që dha dje Von der Leyen gjatë vizitës në Kosovë