Nga rreth 60 vizita dhe inspektime të realizuara në terren ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare përmes platformave online dhe shërbimeve postare, ATK ka bëtë të ditur se janë evidentuar 51 raste me parregullsi të natyrave të ndryshme tatimore, përfshirë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga biznese të paregjistruara, punësimin e punëtorëve të padeklaruar, si dhe shitjen e mallrave pa lëshuar kuponë fiskalë.
Nga këto aktivitete, 36 raste janë rekomanduar për vlerësim dhe trajtim përmes sistemit ZGJONA, ndërsa janë shqiptuar 24 gjoba.
Këto aktivitete janë realizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante, si pjesë e angazhimit për mbikëqyrjen bizneseve që shesin online dhe formalizimin e këtij sektori, i cili vitet e fundit ka shënuar zhvillim dhe përhapje të madhe në vend, transmeton IndeksOnline.




