Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Australia konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5N1, virusi arrin në çdo kontinent

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 09:38
Australia konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5N1, virusi arrin në çdo kontinent

Varianti i gripit të shpendëve H5N1 është zbuluar për herë të parë në Australi, ka konfirmuar Ministria e Bujqësisë e vendit. Kjo nënkupton se ky variant shumë ngjitës tani është përhapur në të gjitha kontinentet.

Sëmundja u gjet te një shpend detar migrator, një “brown skua”, në Australinë Perëndimore të largët, tha ministrja e Bujqësisë Julie Collins të shtunën.

Zogu është gjetur në një plazh në Parkun Kombëtar Cape Le Grand, pranë qytetit Esperance, rreth 700 kilometra në juglindje të Perthit, sipas mediave lokale.

Australia më parë ishte kontinenti i vetëm ku nuk ishte zbuluar ky variant i H5N1.

Ky virus mund të përhapet shpejt midis shpendëve shtëpiakë dhe popullatave të shpendëve të egër. Rastet te njerëzit mbeten të rralla.

“E dinim që nuk do të mbeteshim përgjithmonë pa grip të shpendëve,” tha Collins në një konferencë për media.

Ajo shtoi se ekziston edhe një rast tjetër i dyshuar – një zog detar “southern petrel” i gjetur i rraskapitur në një plazh në Esperance, por deri tani nuk ka “dëshmi për vdekje masive”, raporton BBC – transmeton Sinjali.

Komisionerja për Speciet e Rrezikuara, Fiona Fraser, tha se autoritetet do të dinë brenda disa ditësh nëse virusi është përhapur në popullata të tjera kafshësh në Australi.

Raporti gjithashtu citoi veterinerin kryesor të vendit, Beth Cookson, e cila tha se autoritetet “kanë kohë që po përgatiten për këtë situatë” dhe se komiteti për sëmundjet emergjente të kafshëve është mbledhur të shtunën.

Varianti H5N1 ishte zbuluar më herët në territoret e largëta australiane Heard dhe McDonald Islands në tetor të vitit të kaluar, në Oqeanin Indian jugor.

Një studim i publikuar këtë javë vlerësoi se rreth 13,000 këlyshë foku nga një grup prej 17,000 në ishullin Heard kanë ngordhur nga H5N1 që nga gushti i kaluar, mbi 75% e popullatës. Po ashtu janë vërejtur edhe vdekje më të larta se normalja te kolonitë e pinguinëve.

Shkencëtarët besojnë se virusi është sjellë në ishuj nga shpendë migratorë që vinin nga Ishujt Crozet, rreth 1,800 km larg.

Gripi i shpendëve është një sëmundje e shkaktuar nga një virus që infekton shpendët dhe ndonjëherë edhe kafshë të tjera, si dhelprat, fokat dhe lundërzat.

Varianti kryesor që qarkullon globalisht te shpendët e egër është H5N1, i cili u shfaq në Kinë në fund të viteve 1990.

Migrimi i shpendëve ka çuar në shpërthime te shpendët shtëpiakë dhe të egër, dhe në raste shumë të rralla edhe te njerëzit, zakonisht pas kontaktit me kafshë të infektuara.

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?