Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AUV alarmon fermerët: Rrezik nga Mortaja Afrikane e Derrave, kërkohen masa të shtuara biosigurie

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 18:07
AUV alarmon fermerët: Rrezik nga Mortaja Afrikane e Derrave, kërkohen masa të shtuara biosigurie

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë apel urgjent për të gjithë fermerët që merren me mbarështimin e derrave që të rrisin masat e biosigurisë, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vendet e rajonit.

Sipas AUV-së, në Kosovë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i Mortajës Afrikane të Derrave (ASF), por rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje mbetet i lartë për shkak të rasteve të konfirmuara në shtetet përreth.

Fermerëve u është kërkuar që të zbatojnë me përpikëri masat parandaluese, përfshirë kontrollin e hyrje-daljeve në fermë, blerjen e kafshëve vetëm nga ferma të regjistruara dhe të pajisura me dokumentacion veterinar, si dhe shmangien e përdorimit të mbetjeve ushqimore për ushqimin e derrave.

AUV ka bërë thirrje që çdo rast i ngordhjes së papritur të derrave, temperaturës së lartë, mungesës së oreksit, dobësisë apo shenjave të tjera të pazakonshme të raportohet menjëherë te veterineri ose zyrat rajonale të Agjencisë.

Mortaja Afrikane e Derrave nuk paraqet rrezik për njerëzit dhe nuk transmetohet te konsumatorët, por është një sëmundje shumë ngjitëse për derrat dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike në sektorin e blegtorisë.

AUV ka bërë të ditur se po monitoron vazhdimisht situatën dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve në vend.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike