Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AUV: Ndalohet importimi i kafshëve të gjalla nga Mali i Zi

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 15:46
AUV: Ndalohet importimi i kafshëve të gjalla nga Mali i Zi

Pas njoftimeve të publikuara në sistemet ndërkombëtare ADIS dhe WAHIS lidhur me konfirmimin e shpërthimit të sëmundjes Gjuha e Kaltër (Bluetongue – BT) në shtetin e Malit të Zi, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundje në territorin e Republikës së Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhë, dele dhe dhi nga i gjithë territori i Malit të Zi.

Autoritetet kufitare që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit – Policia e Kosovës, Doganat dhe AUV – obligohen të zbatojnë masa të shtuara kontrolli në të gjitha pikat kufitare, për të parandaluar hyrjen në vend të kafshëve të gjalla të përmendura nga ky shtet.

Të gjitha institucionet përkatëse janë të detyruara të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Informata mbi sëmundjen Gjuha e Kaltër (Bluetongue – BT)

Është një sëmundje virale që transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Culicoides (mushkonja). Prek ruminantët shtëpiak: gjedhë, dele dhe dhi. Delet janë më të ndjeshme ndaj sëmundjes, pasuar nga dhitë dhe gjedhët. Shenjat klinike dhe ngordhjet paraqiten kryesisht tek delet, ndërsa gjedhi shërben si rezervuar i sëmundjes. Nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

AUV

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës