Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi rezolutën që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer.
Deliu ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një ditë më parë kishin folur për sukseset në shëndetësi, ndërsa sot votuan kundër rezolutës.
Postimi i plotë:
Dje na folën për sukseset në shëndetësi. Sot votuan kundër një rezolute që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer.




