Përmes një njoftimi nga AUV thuhet se ky vendim vjen pas shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, ndërsa obligohen që të gjitha autoritetet për kontroll kufitar të ndërmarrin veprime për zbatim të ndalesës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kafshëve në Kosovë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është ne monitorim të vazhdueshëm të situatës mbi lajmërimet e sëmundjeve të kafshëve. Ne kohë realë është duke ndërmarrë masa me qellim parandalimi të përhapjes ne vendin tonë”, thuhet në njoftim.
