Analisti Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7, se e vetmja strategji për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së është sigurimi i fondeve.
AI tha se duhet të gjenden ekipe të specializuara avokatësh, por për këtë duhet fonde.
“Si të folin njerëzit shumë për strategji, zbatim të strategjive, dije që aty nuk e kanë seriozisht me punu. Beteja në Hagë është në Apel, ajo betejë fitohet me dy kushte, me gjetë ekipe të avokatëve super të specializuar për këto punë, jo këta që kanë qenë sepse po shihet që nuk kanë arritur, por për me i gjetë ato duhet fonde. Pra, e vetmja strategji është me siguru fonde”, ka thënë ai.
