Është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), në Republikën e Maqedonisë së Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në zonën MKD – Lipkovo.
“Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, ndalohet importi i kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe i nënprodukteve të tyre (lëkura dhe leshi), përfshirë edhe produktet me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që kanë origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
