Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AUV tërheq nga tregu ushqimin për foshnje APTAMIL AR 2, u gjet një toksinë në të

GD
Gazeta Demos26 janar 2026 në 11:34
AUV tërheq nga tregu ushqimin për foshnje APTAMIL AR 2, u gjet një toksinë në të

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar se është ndërmarrë masa për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një serie të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL, pas identifikimit të një rreziku serioz për shëndetin.

Sipas AUV-së, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është pranuar njoftimi me nr. 2026.0598, ku në një seri të këtij produkti, i cili përdoret për qëllime të veçanta mjekësore, është konstatuar prania e substancës Cereulide .

Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa urgjente për largimin nga tregu të produktit APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje , paketimi ENG 24 x 400 gramë . Produkti është prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone) , ndërsa importues në Kosovë është kompania UNION SH.P.K. nga Vushtrria .

AUV u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që posedojnë këtë produkt të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikat e shitjes ku e kanë blerë.

Agjencia thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë
  • 22:46Sami Lushtaku: Ka shumë ministra e deputetë të VV-së qe iu kanë gëzu dënimit të tyre
  • 22:40Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty