Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 22:50
Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca i cili po qëndron në New York, duke iu referuar sulmit terrorist në Banjskë, rikujtoi se nesër shënohen tri vjet nga ky sulm, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai rikujtoi gjithashtu se kriminelët që kryen sulmin, sot vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi, duke nënvizuar se Banjska dëshmon qartë pse llogaridhënia është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Zëvendëskryeministri Konjufca iu referua gjithashtu sulmit të vitit 2024 ndaj kanalit Ibër-Lepenc, i cili ka rol kyç në furnizimin me ujë dhe në funksionimin e sistemit energjetik të Kosovës. Ai vlerësoi se ky rast tregon qartë pse qëndrueshmëria dhe mbrojtja e sistemeve thelbësore të vendit nga sabotimi, sulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride duhet të jenë pjesë e pandashme e sigurisë rajonale”.

“Ai theksoi se Kosova u përball me të dyja këto sulme dhe doli fitimtare, ndërsa nënvizoi se këto nuk janë kërcënime abstrakte për vendin tonë. Kosova i ka përjetuar drejtpërdrejt dhe, pikërisht për këtë arsye, është e gatshme të japë kontribut konkret në përgjigjen e përbashkët rajonale ndaj sulmeve të tilla”, thuhet në komunikatën për media.

konjufcajenënesër

Të ngjashme

“Bordi i Paqes”, Konjufca: Përgjegjësia për paqen nuk njeh kufij

“Bordi i Paqes”, Konjufca: Përgjegjësia për paqen nuk njeh kufij

20:37
Nesër vazhdon seanca ndaj gjashtë të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

Nesër vazhdon seanca ndaj gjashtë të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

19:36
Nuk ka rëndësi mosha, Ronaldo do të luajë nesër nga minuta e parë ndaj Uellsit!

Nuk ka rëndësi mosha, Ronaldo do të luajë nesër nga minuta e parë ndaj Uellsit!

18:31
Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca e ka takuar homolgun e tij nga Holanda, Tom Berendsen.   Takimi i tyre ka ndodhur në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.  Me kryediplomatin holandez, Konjufca ka thënë se ka diskutuar për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që atë ta korrigjojë shkalla e dytë e Apelit.  “Takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen, të cilit i ngrita çështjen e aktgjykimit të padrejtë të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. I shpreha qëndrimin tonë se ky aktgjykim shtrembëron të vërtetën historike, përbën një padrejtësi serioze dhe duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit.”, ka njoftuar Konjugca.  Ai ka thënë se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka zhvilluar edhe një mori takimesh me liderë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Konjufca takon kryediplomatin holandez: Dënimi i katërshes së UÇK-së shtrembëron të vërtetën, kërkon korrigjim në Apel

20:25

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:46Sami Lushtaku: Ka shumë ministra e deputetë të VV-së qe iu kanë gëzu dënimit të tyre