Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati britanik: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 17:44
Avokati britanik: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Profesori dhe avokati i njohur britanik, Geoffrey Nice, në një intervistë ekskluzive për T7 ka thënë se që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione se Gjykata Speciale ishte politike dhe se kishte objektiva politike.

“Para së gjithash, unë jam marrë me këtë çështje për rreth 15 vjet. Fillimisht nuk jam angazhuar nga Kosova, por krejtësisht në mënyrë të pavarur, nga një revistë letrare, dhe kam arritur në përfundimin se kishte diçka befasuese dhe ndoshta politike, e jo thjesht juridike, në atë që po ndodhte me Raportin e Martyt, për të cilin ju dhe shikuesit tuaj mund të dini diçka. Bëhej fjalë për një raport të cilit iu referuan në Këshillin e Evropës, ku pretendohej se Thaçi dhe të tjerë kishin qenë të përfshirë në marrjen me forcë të organeve”, ka thënë për T7 ish-Prokurori i Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi që ndoqi Millosheviqin.

“Që nga ai moment, kishte tregues se kjo gjykatë ishte politike, në kuptimin se drejtohej nga objektiva politike që nuk ishin të qarta. Aktgjykimi i shpallur dje është një përmbledhje. Si dokument zyrtar, ai nuk është shumë i dobishëm, sepse përmbledhja bën pohime kategorike dhe nuk identifikon prova konkrete, për shembull, që i lidhin të akuzuarit me krimet për të cilat gjykata thotë se janë provuar”, ka shtuar ai tutje në një intervistë me gazetaren e T7, Elma Sylejmani.

Ai ka thënë se për komente e analiza më të detajshme duhet të pritet aktgjykimi i plotë pasi që shumica e gjërave kanë ndodhur në seanca të mbyllura.

“Do të na duhet të presim një kohë të gjatë edhe për versionin e redaktuar të aktgjykimit të plotë, ndërsa aktgjykimi i plotë, për shkak të sasisë së madhe të provave që janë paraqitur në seanca të mbyllura, mund të mos jetë i disponueshëm për publikun e gjerë për dhjetëra, apo ndoshta edhe njëqind vjet. Thjesht nuk e dime”, ka shtuar Nice.

politikekishtemartyt

Të ngjashme

Avokati i Krasniqit: Nuk u dënuan individët, por ata që kishin përgjegjësi politike në UÇK

Avokati i Krasniqit: Nuk u dënuan individët, por ata që kishin përgjegjësi politike në UÇK

21:56
Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

13:49
Gruaja e Behajdin Allaqit kishte dëshmuar se burri i saj ishte zhdukur pasi e morën policia serbe

Gruaja e Behajdin Allaqit kishte dëshmuar se burri i saj ishte zhdukur pasi e morën policia serbe

22:08
Specialja: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës

Specialja: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës

11:06

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët