Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati Grazhdani: Diskutimet me BE-në për Gjykatën Speciale do të jenë problematike

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 17:38
Avokati Grazhdani: Diskutimet me BE-në për Gjykatën Speciale do të jenë problematike

Avokati Drin Grazhdani ka vlerësuar se diskutimet e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me iniciativat për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale do të jenë mjaft problematike.

Në emisionin Info Magazine, Grazhdani theksoi se Bashkimi Evropian nuk pritet të ketë qëndrim pozitiv përballë përpjekjeve vendore për të prekur mandatin apo kompetencat e Dhomave të Specializuara.

Do të jetë problem pak ky diskutim i mundshëm që po e përmend Bashkimi Evropian, për shkak se qëndrimi i tyre nuk do të jetë pozitiv karshi çdo iniciative të Kosovës për të limituar Gjykatën Speciale", ka deklaruar Grazhdani.

Ai sqaroi se çfarëdo gatishmërie e Brukselit për bisedime mund të mbetet vetëm në rrafshin formal, pa sjellë kompromis thelbësor.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian ndoshta do të jetë figurativ, në kuptimin që ata ndoshta do të jenë të gatshëm për ndonjë konsultim, por nuk do të thotë se ata do të jenë të gatshëm që të ndryshohet ligji apo të ketë ndonjë ndryshim lidhur me Gjykatën Speciale", shtoi avokati.

Sipas tij, kjo qasje e prerë e bllokut evropian tashmë është vërejtur përmes reagimeve dhe deklaratave publike, të cilat, siç u shpreh ai, shkojnë në drejtim të bllokadës politike ndaj nismave që synojnë ndryshimin e ligjit në Kuvend.

grazhdanigjykatënspeciale

Më shumë nga Lajme

  • 18:13Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas- BE’ja ende pa marrëveshje për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal
  • 18:12Të shtëna në një aheng familjar në Batllavë, arrestohen dy persona, sekuestrohen armë e municion
  • 18:02Qëllohet me molotov nga protestuesit, merr flakë një polic në Tiranë
  • 17:49Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat
  • 17:47Babë e bir nga Drenica në uniformën e Ushtrisë së Kosovës!